Shqipëri – Çamët e pritën me protesta Kotziasin

Përfaqësues të shoqatës “Çamëria” organizuan të hënën në Tiranë një tubim paqësor para selisë së ministrisë së Jashtme, në mbështetje të çështjes çame.

504983
Shqipëri – Çamët e pritën me protesta Kotziasin
shpetim idrizi - proteste ne tirane knder Kotzias.jpg

Protesta u mbajt, ndërsa pritej fillimi i vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias në Shqipëri.

I pranishëm në protestë, Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi deklaroi për mediat se njohja e çështjes çame dhe heqja e ligjit të luftës me Shqipërinë do të bëjë që mes dy vendeve të ketë një fqinjësi të mirë.

Kotziasi duhet të ndajë një gjë: Shqipëria është vend mik apo armik për Greqinë? Njerëz që nuk lejohen të shkojnë të shohin vatrat e tyre. E për çfarë shteti demokratik flasim kur kanë frikë nga pleqtë 80-vjeçar të Çamërisë. Çështja e Çamërisë është një çështje e drejtë dhe e të gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog. Ajo që ne protestojmë sot është arroganca e treguar nga shteti grek ndaj çështjes çame dhe mbi të gjitha intimidimi i qeverisë shqiptare”, deklaroi Idrizi.

Shteti shqiptar, shtoi ai, është një shtet sovran, anëtar i NATO-s, dhe ka ikur koha kur Greqia mund të intimidonte apo të bënte agjendën e Shqipërisë, deklaroi kreu i PDIU-së.

Më pas tubimi vijoi me momente tensioni, për shkak të përplasjeve mes forcave të rendit dhe protestueve të shoqatës “Çamëria”, të cilët tentuan të bllokonin rrugën, nga ku do të kalonte ministri i Jashtëm, grek Kotzias dhe delegacioni që e shoqëron. Por, ndërhyrja e kryetarit të PDIU-së, Idrizi uli tensionin në radhët e protestuesve.



Lajme të ngjashme