Bushati: Samiti i Parisit mundësi e afrimit të vendeve të rajonit me BE-në

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha të mërkurën se kanë diskutuar me kolegët për Samitin e Parisit, që vjen në vazhdën e atyre të organizuara në Berlin (2014) e në Vjenë (2015) dhe si mundësi e afrimit të vendeve të rajonit me BE-në.

Bushati: Samiti i Parisit mundësi e afrimit të vendeve të rajonit me BE-në

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha të mërkurën se kanë diskutuar me kolegët për Samitin e Parisit, që vjen në vazhdën e atyre të organizuara në Berlin (2014) e në Vjenë (2015) dhe si mundësi e afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian (BE).

Në një postim në statusin e tij në "Facebook", ministri Bushati, shprehet: “Diskutim i njëmendshëm me kolegët e vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit. Samiti i Parisit vjen në vazhdën e Samiteve të organizuara në Berlin (2014) dhe në Vjenë (2015).”

“Samiti i Parisit duhet të afrojë më tej vendet e rajonit me Bashkimin Evropian nëpërmjet projekteve konkrete në transport dhe energji. Ai duhet të krijojë mundësi reale për të rinjtë e rajonit, mobilitetin tyre, kualifikime profesionale dhe njohje të ndërsjellë të diplomave”, theksoi kryediplomati shqiptar.

“U angazhuam për marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur arritje konkrete në Samitin e Parisit”, shkruan Bushati.



Lajme të ngjashme