Maqedoni - Kryepolitikanët takohen në Vjenë për kapërcimin e krizës politike

Kryetarët e katër partive kryesore politike maqedonase do të takohen të premten e ardhshme në Vjenë, në një përpjekje për kapërcimin e krizës politike në vend.

Maqedoni -  Kryepolitikanët takohen në Vjenë për kapërcimin e krizës politike

Ish-kryeministri Nikola Gruevski i partisë së qendrës së djathtë në pushtet, VMRO-DPMNE, kryetari i Unionit Socialdemokrat të Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, pritet të marrin pjesë në këtë takim, ndërkohë që vetëm PDSH-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Maqedonia ka qenë e përfshirë nga kriza politike që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

Kjo krizë arriti pikën e valimit kur Presidenti Gjorge Ivanov shpalli amnisti për 56 politikanë të përfshirë në çështje penale.

Shtatë prej tyre, përfshirë Zoran Zaev dhe ish-presidentin Branko Cërvenkovski, kërkuan që hetimet të vazhdonin.

Gjithashtu, dekreti i Presidentit Ivanov shkaktoi edhe një valë protestash.



Lajme të ngjashme