OSBE trajnon policinë shqiptare për krimet ndaj urrejtjes

Punonjësit e Policisë së Shtetit shqiptar kanë nisur të martën një trajnim në kuadër të përballjes me krimet ndaj urrejtjes, mundësuar nga OSBE-ja në Tiranë.

464986
OSBE trajnon policinë shqiptare për krimet ndaj urrejtjes

Çelja e trajnimeve është bërë ditën e martë në mëngjes nga vetë Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning dhe Drejtori Policisë së Shtetit Haki Çako. Aktiviteti u zhvillua në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit.

Në fjalën e rastit, Ambasadori Rauning u shpreh se Policia duhet të jetë e përgatitur për tu përballur me diversitetin dhe të kuptojë atë.

“Është e rëndësishme që Policia të jetë një mbrojtëse e diversitetit. Organet e sigurisë, duhet të reflektojnë një trajtim të barabartë para ligjit me këdo, prandaj dhe ky trajnim është mjaft i rëndësishëm në këtë drejtim", u shpreh diplomati Rauning. Ai nënvizoi se organet e rendit, por dhe institucione të tjera bashkëpunuese duhet të mbështesin me mjetet në dispozicion të gjitha segmentet e shoqërisë. Kjo, sipas Rauning. ndërton një shoqëri të shëndetshme. “Rritja e diversitetit është një parim i zhvillimit, respektimi i tij është përshtatja më e mirë ndaj këtij zhvillimi", nënvizoi ambasadori Rauning.

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha se respektimi diversitetit ka qenë një prioritet i Policisë në vite dhe ky trajnim është një ndihmë e madhe në këtë drejtim. Kryepolici Çako në fjalën e tij, vuri në dukje faktin se ky trajnim që po ndërmarrin forcat e rendit dhe sigurisë është mjaft i veçantë, pasi lidhet me një nga parimet bazë të Policisë së Shtetit. “Falenderojmë OSBE-në për këtë mundësi. Policia ka në qëllimet e saj kryesore respektimin e të gjitha grupeve shoqërore. Ky pritet të rris profesionalizmin e policisë në këtë drejtim", bëri të ditur Çako.

Kreu i Policisë së Shtetit dhe Kreu i OSBE-së në Tiranë në përfundim të përshëndetjes së tyre çelën zyrtarisht trajnimin. Punonjësit e Policisë që marrin pjesë në këtë trajnim pritet të marrin dhe certifikata të vulosura nga OSBE. Kjo do të thotë se këto punonjës policie do të kenë një rol të rëndësishëm përmirësimin e marrëdhënies së forcave të rendit dhe sigurisë me çdo segment të shoqërisë.



Lajme të ngjashme