Shqipëri – Ministri i Brendshëm i kërkon kuvendit të procedojë për disa deputetë

Mistri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka informuar përmes një letre një ditë më parë Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta mbi veprimet e dhunshme të një grupi deputetësh ndaj forcave të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

Shqipëri – Ministri i Brendshëm i kërkon kuvendit të procedojë për disa deputetë

Letra e Tahirit drejtuar Kuvendit

Mistri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka informuar përmes një letre një ditë më parë Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta mbi veprimet procedurale të kryera nga Policia, pas ngjarjeve të 28 marsit në kodrat e liqenit artificial në Tiranë, ku një grup deputetësh të Partisë Demokratike gjatë zhvillimit të një proteste pa leje, kanë kryer veprime të dhunshme ndaj forcave të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

Ministri e informon zotin Meta për referimin në Prokurori të materialeve për procedim penal në ngarkim të disa deputetëve.

“Dëshiroj gjithashtu t'ju kujtoj se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që në bazë të dispozitave të Ligjit të ri Për Armët, nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që mund të mbajnë armë, kanë detyrimin që t'i dorëzojnë ato në organet e Policisë së Shtetit. Vazhdimi i mbajtjes së këtyre armëve nga ana e tyre është shkelje e këtij ligji dhe i dispozitave të Kodit Penal.

Në letër thuhet se Strazimiri nuk ka dorëzuar ende armën. Por ministri Tahiri deklaroi sot për gazetarët pas një aktiviteti se deputeti demokrat e ka dorëzuar armën paraditen e së mërkurës, më 30 Mars.



Lajme të ngjashme