Greqi – Qindra emigrantë po i drejtohen Maqedonisë

Disa qindra emigrantë kanë lënë kampin e refugjatëve në Idomeni të Greqisë dhe po bëjnë një pushim përpara se t’i drejtohen Maqedonisë.

Greqi – Qindra emigrantë po i drejtohen Maqedonisë

Një gazetar i agjencisë gjermane të lajmeve, Deutsche Presse-Agentur (DPA), njoftoi se ka parë një grup emigrantësh, pjesa më e madhe sirianë, irakianë dhe afganë, që të kalonin lumin Crna (Erigon - Lumi i Zi), i fryrë nga shirat e rrëmbyer, pranë fshatit Shamillo, rreth katër kilometra në perëndim të Idomenit dhe rreth 500 metra larg kufirit.

"Ka shumë mundësi që ky grup refugjatësh të kishte kaluar anash apo përmes një pengese kufitare, të ndërtuar nga Maqedonia gjatë muajve të kaluar për të kontrolluar fluksin e emigrantëve", tha gazetari.

"Policia greke mbërriti në vendin e ngjarjes dhe u tha emigrantëve se përpjekja e tyre kishte shkuar kot, pasi policia maqedonase po i priste nga ana tjetër e kufirit dhe se do t'i kthente të gjithë prapa", shtoi ai.



Lajme të ngjashme