Fëmijët në kufirin grekomaqedonas janë në situatë të vështirë

Pritja e pashpresë e refugjatëve sirianë në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë ende vazhdon.

Fëmijët në kufirin grekomaqedonas janë në situatë të vështirë

Kushtet e vështira ndikojnë më së shumti tek fëmijët.

Ekipi i TRT-së që ndodhet në kufirin grekomaqedonas dhe përcjell përshtypjet e tij.

Nga të gjitha konfliktet ata që e paguajnë më shtrenjtë janë të pafajshmit.

Kjo krizë ndikon më së shumti tek fëmijët. Pa ditur madje as shkakun se përse duhet të largohen nga tokat e tyre kanë ardhur deri në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë. Dëshira e tyre e vetme është të vazhdojnë shkollën.

12-vjeçarja Aishe me sy të qeshur tregon dëshirën e saj për të vazhduar shkollën.

Fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për çfarë ndodh rreth tyre. Fëmijët si gjithmonë mbeten fëmijë kudo që të jenë.

Ata kanë dëshirë të luajnë.

Organizatat Joqeveritare ndërkohë përpiqen për të zgjidhur problemet e rreth 15 mijë azilkërkuesve në Idomeni të Greqisë. Një prej tyre është edhe Organizata e Shpëtimit të Fëmijëve.



Lajme të ngjashme