Kosovë - Presidenti i Republikës zgjidhet të premten në orën 11:00

Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës së Kosovës pritet të zhvillohet të premten, bëri të ditur sot gazeta "Express".

Kosovë - Presidenti i Republikës zgjidhet të premten në orën 11:00

Sipas saj, votimi në Parlament parashikohet të zhvillohet rreth orës 11:00.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk do të jetë kandidati i vetëm i koalicionit që do të futet në votim, ndërsa përballë tij do të jetë Rafet Rama, gjithashtu anëtar i PDK-së.

Hashim Thaçi, pritet që paraprakisht të dorëzojë dorëheqjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës e pastaj të niset për në seancën e jashtëzakonshme, që do të votohet për postin e Presidentit të Kosovës.



Lajme të ngjashme