Bullgaria blindon kufirin tokësor për fluksin e refugjatëve

Parlamenti bullgar autorizoi dërgimin e ushtrisë në kufi për të përballuar fluksin e emigrantëve, në një vend që numëron rreth 260 kilometra kufij tokësorë me Turqinë.

Bullgaria blindon kufirin tokësor për fluksin e refugjatëve

Ushtria deri më tani e ka kufizuar në një rol mbështetës logjistik të mirëpërcaktuar, do të patrullojë përkrah policisë, në bazë të një ligji të miratuar me një shumicë të theksuar me 156 vota pro nga 240 në total.

Bullgaria ka dislokuar tashmë më shumë se 1 000 policë për të monitoruar kufirin me Turqinë, duke përfshirë 30 kilometra me tela me gjemba. Si në Slloveni dhe në Austri, policët në të ardhmen do të mbështeten nga forcat e ushtrisë.

Disa dhjetëra mijëra emigrantë kanë kaluar transit vitin e kaluar nga Bullgaria në drejtim të Evropës Perëndimore, sipas vlerësimeve.

Vendi i trembet faktit se një pjesë e fluksit kryesor, që përshkon tashmë Greqinë, të mund të ripozicionohet në territorin e saj, me shtimin e kontrolleve në detin Egje.



Lajme të ngjashme