Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gjermania ndihmon me 20 milionë euro zhvillimin e ekonomisë private në Kosovë

Qeveria e Kosovës dhe e Gjermanisë kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Teknik.

Gjermania ndihmon me 20 milionë euro zhvillimin e ekonomisë private në Kosovë

Qeveria e Kosovës dhe e Gjermanisë kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Teknik. Në emër të qeverisë kosovare, marrëveshjen e nënshkroi Ministri i Financave, Avdullah Hoti, kurse nga pala gjermane, zëvendës ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Christina Gehlsen.

Me këtë rast, Ministri Hoti falënderoi zëvendës ambasadoren Gehlsen dhe ambasadën gjermane në Kosovë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e ofruar gjatë të gjitha etapave të këtij procesi dhe theksoi se, këto marrëveshje e fuqizojnë edhe më shumë bashkëpunimin e suksesshëm që Kosova dhe Gjermania kanë, ndër vite.

“Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë përbën njërin ndër partnerët kryesor i cili mbështet Kosovën përmes asistencës financiare dhe teknike në shumë sektorë me rëndësi jetike për vendin. Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve strategjik, siç është shteti gjerman, kanë mundësuar zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës. Mbështetja financiare dhe teknike e qeverisë gjermane që nga viti 1999 deri në vitin 2015 arrin vlerën në 450 milionë euro, të përdorura për implementimin e projekteve të ndryshme tejet të rëndësishme”, deklaroi Ministri Hoti, thuhet në njoftim.

Ai po ashtu bëri të ditur se mbështetja e qeverisë gjermane përmes asistencës teknike për vitet 2014 dhe 2015, arrin vlerën prej 20 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, zëvendës ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Christina Gehlsen theksoi se, me shumën prej mbi 20 milionë euro, për projektet e bashkëpunimit teknik, shteti i Gjermanisë ka për qëllim përkrahjen e Kosovës në aspekt të përmirësimit të jetës së qytetarëve të saj.

“Në fokus janë vënë sfidat më të rëndësishme për Kosovën me qëllim të ngritjes së një ekonomie private aktive dhe një administrate të përgjegjshme, si dhe arritjes së punësimit të njerëzve”, tha zëvendës ambasadorja Gehlsen.

Marrëveshja për Bashkëpunim Teknik për vitin 2014 kap vlerën prej 7 milionë e 590 mijë euro dhe do të përdoret për financimin e projekteve të: Këshillimit në fushën e reformave juridike; Reformës së sistemeve publike financiare; Ndërtimit të kapaciteteve në sektorin e arsimimit fillor; Mbështetjes së punësimit të të rinjve dhe integrimi i tyre në tregun e punës; Fondit të studimeve dhe i specialistëve; Ngritjes së shërbimeve të qëndrueshme lokale (menaxhimi i mbeturinave).

Marrëveshja për Bashkëpunim Teknik për vitin 2015 kap vlerën në total prej 12 milionë e 500 mijë eurosh dhe do të përdoret për financimin e projekteve të Ndërtimit të kapaciteteve në sektorin e arsimimit fillor; Mbështetjes së punësimit të të rinjve dhe integrimi i tyre në tregun e punës; Menaxhimit të tokës dhe kadastrave; Efiçiencës energjetike nëpërmjet shfrytëzimit decentral të ngrohjes diellore; Ngritjes së shërbimeve të qëndrueshme lokale (menaxhimi i mbeturinave); si dhe Fondit të studimeve dhe të specialistëve.



Lajme të ngjashme