Yagcilar: Marrëdhëniet Kosovë-Turqi janë shumë të forta

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë mjaft të forta dhe se në periudhën e ardhshme ato do të vazhdojnë të forcohen edhe më shumë tha Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar në një prononcim për agjencinë turke të lajmeve AA.

Yagcilar: Marrëdhëniet Kosovë-Turqi janë shumë të forta

Ministri i Kosovës për Administratën Publike Mahir Jaxhillar (Mahir Yağcılar) në lidhje me rrëzimin e avionit rus, i cili u rrëzua përse kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, tha se ka disa vija të qarta të kuqe, të cilat nuk duhet të tejkalohen. Sipas tij, çdo shtet duhet të veprojë duke marrë parasysh këto kufij.

Në një prononcim për agjencinë turke të lajmeve AA, Jaxhillar (Yağcılar) deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë mjaft të forta dhe se në periudhën e ardhshme ato edhe më tej do të vazhdojnë të forcohen.

Lidhur me rrëzimin e avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, ministri Yagcilar tha se sigurisht që Turqia ka të drejtë në këtë drejtim.

"Gjithashtu edhe ne e mbështesim Turqinë në këtë çështje. Ashtu sikurse Republika e Turqisë na mbështet neve, edhe ne e mbështesim Turqinë. Duhet ta mbështesim. Shpresojmë se këto çështje do të përfundojnë në mënyrë paqësore. Ne jemi në favor të paqes dhe qetësisë", tha ministri Mahir Jaxhillar.

Sipas tij, çdo vend ka të drejtë të mbrojë veten. "Ka disa vija të qarta të kuqe, ato nuk duhet të tejkalohen. Çdo shtet duhet të veprojë duke marrë parasysh këto kufij", tha ai.

Duke theksuar se Turqia gjithmonë ka promovuar paqen dhe miqësinë me të gjitha shtetet në rajon, Jaxhillar shpreson se këto probleme do të tejkalohen në të ardhmen. "Edhe një herë dua të theksoj se Republika e Turqisë ka të drejtë", thekson ministri Jaxhillar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme