Rumani: Sorin Cimpean kryeministër i përkohshëm

Presidenti rumun, Klaus Iohannis njoftoi sot emërimin e ministrit të Arsimit, Sorin Cimpeanu në postin e kryeministrit të përkohshëm të vendit.

Rumani: Sorin Cimpean kryeministër i përkohshëm

Ndërkohë, kryeministri rumun, Victor Ponta njoftoi dje dorëheqjen nga funksionet e tij pas ngjarjes së rëndë në një diskotekë, të premten e kaluar, që shkaktoi 32 të vdekur dhe pas një manifestimi të madh në Bukuresht ku pjesëmarrësit kërkuan largimin e tij.

“Shpresoj se dorëheqja e qeverisë do të kënaqë manifestuesit”, shtoi ai duke iu referuar mijëra personave që kishin kërkuar dorëheqjen e tij, në Bukuresht dhe në disa qytete të tjera të Rumanisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme