Daçiç: Kosova jo në UNESCO, njësoj si të anëtarësohej DAESH-i

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se pranimi i Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) do të ishte absurde.

Daçiç: Kosova jo në UNESCO, njësoj si të anëtarësohej DAESH-i

Sipas Daçiç, nuk mund të jetë anëtar i UNESCO-s një vend islamik.

“Trashëgimia kulturore në Kosovë, ku katër nga tempujt tonë të shenjtë janë deklaruar si trashëgimi kulturore botërore – Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës e të Graçanicës dhe kishën e Shën Premtës në Prizren, UNESCO i ka shpallur si trashëgimi e mbrojtur kulturore për shkak se ishin në rrezik. Dhe nga kush ishin në rrezik? Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që DAESH-i të anëtarësohej në këtë organizatë. Cili është dallimi në mes Kosovës dhe DAESH-it?”, ka thënë Daçiç në një konferencë për shtyp.

Ai po ashtu ka shtuar se Shqipëria ka bërë kërkesë për futjen e shqyrtimit të anëtarësisë së Kosovës jashtë procedurave të rregullta të UNESCO-s, raporton gazeta "Express".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme