Sofja lejon avionët rusë të shkojnë në Sirisë për arsye humanita

Qeveria bullgare deklaroi se është e gatshme të mos pengojë avionët ruse drejt Sirisë për të përshkuar hapësirën e saj ajrore me kusht që Moska e cila ka konfirmuar se do të transportojë vetëm ndihma humanitare do të pranonte inspektimin e ngarkesës.

Sofja lejon avionët rusë të shkojnë në Sirisë për arsye humanita

“Nëse kolegët tanë rusë na mundësojnë që avionët të kontrollohen në një aeroport të Bullgarisë, atëherë do të vendosim dhënien e autorizimit”, deklaroi për median ministri i Jashtëm bullgar, Daniel Mitov.

Bullgaria deri më tani ka refuzuar dhënien e autorizimit për fluturimet mbi hapësirën e saj me kërkese të Uashingtonit, pasi aludohet se avionët transportojnë ndihma ushtarake për forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Moska konfirmoi se bëhet fjalë për ndihma humanitare.

Greqia nga ana e saj konfirmoi se ka marrë të njëjtën kërkesë nga Uashingtoni por njoftoi se

Rusia kishte vendosur të përdorte një vijë tjetër ajrore.
Kalimi mbi hapësirën e Bullgarisë dhe Greqisë i mundëson avionëve ruse të shmangin territorin e Turqisë dhe Iranit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme