Kufiri greko-maqedonas, nuk ka të ndalur fluksi i emigrantëve

Qindra emigrantë vazhdojnë të mbërrijnë në Maqedoni nga Greqia, nga ku ndjekin rrugën drejt vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, në një klimë më pak të tendosur se më parë.

Kufiri greko-maqedonas, nuk ka të ndalur fluksi i emigrantëve

Shumë familje mbajnë radhë për t’u regjistruar tek autoritetet maqedonase dhe për të marrë të drejtën e kalimit në mënyrë të ligjshme ish-republikën jugosllave.

Me grupe të vogla prej rreth 10 personash, emigrantët kalojnë kufirin nën vështrimin e qetë të policëve maqedonas.

Ata nisen drejt stacioneve hekurudhore dhe rrugore të qytetit në afërsi të Gjevgjelisë, ku hipin në trena dhe autobusë me destinacion veriun e Maqedonisë, në kufi me Serbinë, më pas më në veri drejt Hungarisë, vend anëtar i BE-së.

"Të hënën, 7.000 persona kaluan nga Greqia në Maqedoni", sipas Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

"Autoritetet maqedonase kanë dhënë 64.522 autorizime për të kaluar nga Maqedonia që prej 19 qershorit", theksoi policia e vendit të vogël ballkanik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme