Greqi – Juncker optimist për akord me kreditorët para 20 gushtit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, beson në mundësinë e Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët gjatë këtij muaji, mundësisht para datës 20 gusht.

Greqi – Juncker optimist për akord me kreditorët para 20 gushtit

“Të gjitha raportet e arritura më krijojnë besimin se ka mjaft gjasa të arrihet një marrëveshje gjatë muajit gusht, mundësisht para datës 20, për të tretin plan ndihme për Greqinë”, pohoi Juncker gjatë një takimi.

Greqia në këtë datë duhet t'i paguajë Bankës Qendrore Evropiane (BQE) borxhin me vlerë 3,4 miliardë euro.

Juncker gjykon se negociatat po ecin në mënyrë të kënaqshme më shumë nga pikëpamja e autoriteteve greke sesa nga ana e Komisionit.

Ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos, u shpreh mjaft optimist dje për finalizimin e marrjes së këstit të ri më shumë se 80 miliardë eurosh për tri vite, dhënë Greqisë më 20 korrik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme