Kroaci - Vesna Pusiç kandidate për postin më të lartë të OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiç, ka deklaruar për të përditshmën britanike “The Independent” se do të kandidojë për postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kroaci - Vesna Pusiç kandidate për postin më të lartë të OKB-së

“Do të jem kandidate për këtë post. Kjo do të ishte një gjë fantastike. Do të ishte nder i madh edhe vetë fakti që marr pjesë në atë proces”, deklaroi Pusiç.

“Përvoja e pasluftës në politikë do të ishte shumë e dobishme dhe përgatitje e rëndësishme për punë në OKB”, theksoi ajo.

“Ndoshta nuk është shumë për të pritur që sekretari i përgjithshëm mund të ndryshojë vendet, por jam e bindur se fakti që të kuptojë sesi funksionojnë gjërat, para apo pas konfliktit, mund të jetë shumë e dobishme për të”, deklaroi shefja e diplomacisë së Kroacisë.

Gazeta britanike shkruan se Vesna Pusiç ka gjasa të mira të vijë në krye të OKB-së, sepse, siç theksohet, në atë post duhet të vijë kandidati nga Evropa Lindore, ndërkohë që këtë herë përparësi mund të kenë gratë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme