Porti i Durrësit, 61% të tregtisë me Turqinë, Egjiptin e Rusinë

Në portin e Durrësit, 61% e shkëmbimit të mallrave të import-eksportit në 6 muajt e parë të këtij viti janë kryer me portet e tre shteteve, Turqi, Egjipt dhe Rusi, ndërsa pjesa tjetër realizohet me portet e 14 vendeve të tjera.

Porti i Durrësit, 61% të tregtisë me Turqinë, Egjiptin e Rusinë

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual, anijet tregtare, që përpunohen në terminalin lindor dhe perëndimor për eksport dhe import, kanë realizuar një vëllim të përgjithshëm tregtie prej 686 mijë tonë mallra.

Porti i huaj, në të cilin janë përpunuar më shumë mallra shqiptare dhe anasjelltas është ai i Dekhelias (Egjipt), ku janë shkarkuar 123 mijë tonë mallra “Made in Albania” dhe janë nisur drejt Durrësit 3 mijë tonë mallra të tjera.

Shtatë porte të Egjiptit dhe 14 të tjerë në Turqi janë pikat e nisjes dhe të mbërritjes së mallrave, që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë këtij 6-mujori. Ato zënë secila përkatësisht nga 22% të vëllimit të përgjithshëm të mallrave, që janë përpunuar në Durrës. 17% të mallrave të tjera shkëmbehen me portet e Rusisë, ndërsa 12% me ato të Libisë, që zë vendin e katërt në shkëmbimet me portin e Durrësit.

Bien në sy shkëmbimet prej 7% të mallrave me portin e Hjustonit (SHBA), nga ku kanë mbërritur në Durrës 47 mijë tonë mallra.

Portet në Itali, Greqi, Ukrainë dhe Kroaci kanë me portin e Durrësit një shkëmbim prej 4-5% të mallrave secila.

"Në këto statistika nuk bëjnë pjesë mallrat me kontejnerë dhe me tragete", përfundojnë burimet e Sektorit të Statistikave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme