Eurozona dakord për një program të ri ndihme për Greqinë

Liderët e eurozonës ranë dakord unanimisht për një plan të ri ndihme për Greqinë, deklaroi Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, në rrjetin social "Twitter".

379489
Eurozona dakord për një program të ri ndihme për Greqinë

"Eurosamiti arriti njëzëri marrëveshjen. Gjithçka gati për një program ndihme për Greqinë me reforma serioze dhe mbështetje financiare", shkroi Tusk, duke iu referuar fondit të shpëtimit të eurozonës, i ashtuquajturi Mekanizmi Evropian i Stabilitetit.

"Liderët e zonës euro janë pranë një marrëveshjeje për një plan të ri ndihme për Greqinë", shkroi po sot në "Twitter" Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

"Evropa mbetet e fortë", theksoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme