Yazdgerdi: Themelimi i Gjykatës Speciale, proces jo i lehtë

Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi, deklaroi se themelimi i Gjykatës Speciale është një proces jo i lehtë, por edhe një premtim i qeverisë së Kosovës.

331216
Yazdgerdi: Themelimi i Gjykatës Speciale, proces jo i lehtë

Qeveria e Kosovës mund ta rikthejë në Kuvend kërkesën për të themeluar statusin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që më pas qeverisë t’i mundësohet angazhimi për themelimin e kësaj gjykate, theksoi drejtori i Zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi, në një deklaratë për shtyp gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

“Ne shpresojmë që qeveria e Kosovës, veçanërisht koalicioni qeverisës, do të rikthejë kërkesën për të themeluar statusin e gjykatës në Kuvend, në mënyrë që qeveria e Kosovës mund të angazhohet mirë për të themeluar Gjykatën Speciale”, tha Yazdgerdi.

Ne, vijoi ai, e kuptojmë se është një proces i dhimbshëm, aspak i lehtë, por në të njëjtën kohë, është një premtim që qeveria e Kosovës e ka bërë, një premtim për të cilin edhe ne kemi besueshmëri.

“E kam diskutuar këtë temë me liderët e vendit tuaj dhe mbesim me shpresë së kjo është diçka që Kosova do ta bëjë, në mënyrë që të merret më të kaluarën e saj siç kanë bërë edhe shtetet tjera. Pra, kemi diskutuar edhe çështje tjera, por kjo ka qenë e rëndësisë më të madhe”, theksoi Yazdgerdi.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Kosovë, Yazdgerdi po zhvillon takime me krerët më të lartë të vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme