OKB-ja e shqetësuar për demokracisë në Maqedoni

OKB-ja ka shprehur shqetësimin ndaj situatës në Maqedoni dhe kritikon një “ndrydhje” të demokracisë në këtë vend që po përballet me një krizë politike të rëndë dhe ku opozita kërkon që prej një jave në rrugë dorëheqjen e qeverisë.

OKB-ja e shqetësuar për demokracisë në Maqedoni

“Unë jam thellësisht i shqetësuar nga sfidat e vështira për shtetin e së drejtës dhe për ndrydhjen e hapësirës së demokracisë në vend”, deklaroi nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Ivan Simonoviç.

“Janë të nevojshme përmirësime në çështjen e pavarësisë së drejtësisë, lirisë së medias dhe ruajtjes së institucioneve të shtetit nga influenca e partive politike”, shtoi Simonoviç në një komunikatë të publikuar pas një vizite dy ditore në Shkup.

Maqedonia, ish-republikë jugosllave me 2,1 milionë banorë ku shumica janë sllave dhe një e katërta janë shqiptarë, është prej fillimit të vitit pre e një krize të rëndë politike që kundërve partinë në pushtet (VMRO-DPMNE, konservatorë) me opozitën e majtë (SDSM).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme