Nishani për thirrje për respektim të marrëdhënieve ndëretnike

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në një njoftimi për shtyp, deklaron se po ndjek me shqetësim të madh situatën në Kumanovë dhe ndikimin e tyre në stabilitetin e vendit fqinj dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

Nishani për thirrje për respektim të marrëdhënieve ndëretnike

Kreu i Shtetit shpreh ngushëllimet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, qofshin ata shqiptarë apo maqedonas, që kanë humbur të dashurit e tyre në këto akte dhune, duke i dënuar ato me forcë.

Presidenti Nishani u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë si dhe thekson se, ushtrimi i dhunës nuk ndihmon qetësimin e situatës dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Presidenti shqiptar thekson gjithashtu se, të gjitha palët duhet të vlerësojnë me shumë kujdes marrëdhëniet ndëretnike dhe, në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmarrin hapat dhe veprimet e duhura për qetësimin e situatës, sqarimin e saj dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme