Thellim bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë së Shqipërisë

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili në emër të shtetit shqiptar, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA shqiptare e uroi komandantin Rama për detyrën e re.

Thellim bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë së Shqipërisë

Gjeneral Rama, duke falënderuar ambasadorin Minxhozi, vlerësoi lart shkallën e bashkëpunimit mes dy shteteve, ministrive përkatëse si dhe FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai theksoi se ky bashkëpunim ka qenë shumë i frytshëm sidomos në fushat e shkollimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Nga ana e tij ambasadori Minxhozi theksoi nivelin e mirë të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke pohuar se thellimi i këtij bashkëpunimi nuk është vetëm në të mirë të dy shteteve, por edhe në të mirë të sigurisë së rajonit dhe me gjerë.

Me këtë rast ambasadori Minxhozi vlerësoi se përvojat e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s do të jenë të dobishme edhe për Kosovën drejt objektivit të saj për të qenë anëtare e NATO-s.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme