Izetbegoviç për arrestimet në RS:Policia doli jashtë kompetencav

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç në lidhje me arrestimet e të mërkurës në republikën serbe të Bosnjës tha se policia ka dalë jashtë kompetencave.

Izetbegoviç për arrestimet në RS:Policia doli jashtë kompetencav

Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, tha të enjten se kishte informacion dhe i njëjti ishte dërguar në lidhje me sulmin ndaj stacionit të policisë në Zvornik, por që mungoi reagimi i duhur dhe në kohë i autoriteteve, të cilët "tani reagojnë jashtë mase" dhe gjithandej në Entitetin e Republikës Srpska arrestojnë njerëz "kryesisht pa arsye".

"Nuk mund të themi se në Bosnjë dhe Hercegovinë situata e sigurisë nuk është e qëndrueshme, por që ka probleme serioze, me siguri që i ka ato. Ka hapësirë për përmirësim. Disa gjëra kërcënojnë gjendjen e sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë", tha Izetbegoviç në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve AA.

Ai paralajmëroi se kishte informacion në lidhje me sulmin në Zvornik, por pretendon se policia në këtë informacion nuk kishte reaguar në kohë dhe si duhet, ndërsa tani po reagojnë jashtë mase, sqaron ai.

"Ata posedonin informacion të sigurt. Nuk reaguan me kohë dhe në mënyrë të duhur, por, ja, tani reagojnë jashtë mase. Kur ndodhi ajo në Zvornik, tani kanë filluar me arrestime gjithandej RS, ku shumica e personave janë arrestuar pa arsye. Do të dëshmohet së është e panevojshme, që policia, si të themi, ka tejkaluar masën në shumë gjëra dhe ka tejkaluar juridiksionin e saj, për shkak se lufta kundër terrorizmit nuk është çështje e policisë, por shërbimit të sigurisë në nivel shtetëror", tha Izetbegoviç.

Sipas tij "koordinimi është i pamjaftueshëm dhe sistemi i sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk ka besim dhe partneritet të mjaftueshëm".

"Kjo mund të ndërtohet vetëm me kalimin e kohës. Dhe nëse me të vërtetë duam ta rrisim në një nivel më të lartë, në qoftë se me të vërtetë duam të mbrohemi nga rreziqet e terrorizmit, është e patjetërsueshme të ketë më shumë partneritet dhe besim", tha anëtari i presidencës së BeH Bakir Izetbegoviç.

Në territorin e BeH, në Entitetin e Republikës Srpska (RS) të mërkurën janë arrestuar 31 persona, prej të cilëve 11 të enjten iu dorëzuan juridiksionit të Prokurorisë Speciale të këtij entiteti të BeH. Mësohet se janë bastisur 32 lokacione në disa qytete në RS.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme