Mustafa-Vuçiç, takim në Bruksel për zbatimin e marrëveshjeve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojnë sot në Bruksel takimin e radhës. Lajmin e konfirmoi ditën e djeshme Maja Koçijançiç, zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Mustafa-Vuçiç, takim në Bruksel për zbatimin e marrëveshjeve

“Të dy kryeministrat, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, do të rishikojnë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme dhe do të diskutojnë hapat e mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Koçijançiç.

Ky takim vjen pas atij të fundit, që u mbajt me 9 shkurt, kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për drejtësinë në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE-ja dhe mbështetur nga SHBA-të.

Në takimin në Bruksel të raundit të 24-t të dialogut në nivel të lartë, të parit të kryeministrave të rinj, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, marrëveshja u arrit pas më shumë se katër orë bisedimesh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme