Komisioni i Jashtëm i PE-së miraton rezolutën për Shqipërinë

Drafti i rezolutës së raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë u votua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Rezoluta e Fleckenstein për Shqipërinë u miratua me 51 vota pro dhe 3 kundër.

Komisioni i Jashtëm i PE-së miraton rezolutën për Shqipërinë

Rezolutës së raportuesit Knut Fleckenstein iu shtuan disa amendamente të propozuara.

Dokumenti final pritet të miratohet në seancën plenare të radhës në Strasburg, që do të zhvillohet në datat 27-30 prill.

Ndërkaq, raportuesi i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstain, teksa prezantoi të hënën raportin, ngriti shqetësimin mbi tensionin dhe konfliktin politik në Shqipëri.

Megjithatë, ai ftoi kolegët të mbështesin procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme