Ambasadori i Shqipërisë në Turqi pret përfaqësuesit e MAK-DER-it

Anëtarët e Shoqatës së shqiptarëve të Maqedonisë-Shqipërisë-Kosovës (MAK-DER), vizituan në zyrën e tij Ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi pret përfaqësuesit e MAK-DER-it

Muçaj në fjalimin e tij gjatë pritjes ka shprehur kënaqësinë në lidhje me vizitën, duke theksuar se në Turqi jetojnë një numër i madh i emigrantëve shqiptarë veçanërisht në qytetet Bursa, Izmir, Stamboll dhe Manisa. Ai theksoi më tej se kanë një marrëdhënie të mirë me shoqatat dhe me organizatat e shoqërisë civile që ata kanë krijuar.

Muçaj duke tërhequr vëmendjen se shqiptarët që jetojnë në Turqi mund të jetojnë lirisht kulturat dhe gjuhët e tyre ai tha se: "Shqiptarët të cilët nuk kanë harruar vendin dhe gjuhën ata kanë emigruar, por të cilët përpiqen që të zhvillohet Turqia vendi ku ata jetojnë, janë krenaria jonë. Vizita juaj më lumturoi. Ky bashkim i yni do të vazhdojë duke u rritur".

Ambasadori e Shqipërisë në Turqi kujton se në Stamboll dhe në Izmir kanë hapur Qendrat Kulturore Shqiptare dhe theksoi se dëshirojnë të hapin edhe në qytetin Bursa një Qendër Kulturore shqiptare.

Edhe Kryetari i Shoqatës, Taner Ödemiş theksoi se synojnë që të njohin trojet nga ata që kanë emigruar dhe të forcojnë lidhjet midis tyre. Ödemiş i cili tërheq vëmendjen se një numër i madh i anëtarëve janë brezi i dytë dhe i tretë ai ka pohuar se: "Shumë prej anëtarëve tanë gjyshi ose babai ka emigruar nga vendet e Ballkanit. Shumica prej nesh ende kanë të afërm në atë territor. Mes nesh ka lidhje të gjuhës dhe farefisnore. Dëshirojmë forcimin e këtyre lidhjeve. Jemi gati të bëjmë atë që kemi mundësi për këtë".

Ödemiş, shtoi më tej se ata janë të gatshëm për të bërë pjesën e tyre si shoqatë për krijimin e Qendrës Kulturore Shqiptare të planifikuar në qytetin e Bursas.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme