Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Serbi – Vojislav Seselj djeg në publik flamurin e Kroacisë

Ultranacionalisti serb, Vojislav Seselj, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë ka lëshuar këtë të hënë një urdhër arresti, shfaqi përsëri të mërkurën "talentin" e tij për të provokuar, duke djegur në publik flamurin e Kroacisë.

Serbi – Vojislav Seselj djeg në publik flamurin e Kroacisë

Seselj i vuri flakën flamurit kroat në sheshin para Pallatit të Drejtësisë, duke thënë se bëhej fjalë për përgjigjen ndaj autoriteteve të Zagrebit, të cilët u kënaqën me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, kur urdhëruan kthimin e tij në njësinë e paraburgimit.

"Është e kotë t’u përgjigjem drejtuesve kroatë, pasi ata nuk duan të dëgjojnë. Prandaj vendosa t’u japë një mesazh më të kuptueshëm. Do t’i vë flakën para jush flamurit ushtash kroat", tha Seselj para dhjetëra mbështetësve, para se të vepronte.

Regjimi ustash i Kroacisë ishte aleat me nazistët gjatë Luftës II Botërore.

Vojislav Seselj, 60 vjeç, u lirua me kusht në nëntor nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë pa asnjë kufizim, ndërsa tani ai refuzon të kthehet në Hagë.

Serbia tha se po priste një lajmërim zyrtar nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë para se të vendoste për fatin e Seseljit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme