Murati shprehet për mësimin e shqipes në takimin në Stamboll

Qendra Kulturore e Kosovës në Stamboll me në Krye Drejtorin e Përgjithshëm, Z. Qamil Bytyçi, mirëpriti një mbledhje të veçantë ku Ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati, u takua me udhëheqësit e shoqatave shqiptare në Stamboll.

Murati shprehet për mësimin e shqipes në takimin në Stamboll

Sipas lajmit të faqes zyrtare të Ministrisë së Diasporës së Kosovës, Para pjesëmarrësve, ministri Murati foli për progresin e Kosovës dhe për raportet e Qeverisë së Kosovës me diasporën e saj.

Ndër të tjera, ai tha: ”Ne kujdesemi për diasporën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, por diasporën shumicë të shqiptarëve e trajtojmë një dhe të pandashme”.

Gjithashtu, ministri Murati u shpjegoi të pranishmëve edhe për programet e Ministrisë së Diasporës, me theks të veçantë te mësimi plotësues i gjuhës shqipe, aktivitetet kulturore, krijimi i lehtësive pёr nxitjen e investimeve tё diasporës, si dhe për procesin e regjistrimit të diasporës, dhe pёr kёtё kërkoi bashkëpunim dhe përkrahje nga shoqatat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme