Sarajevë - Përkujtohen viktimat e masakrës së bërë nga serbët

Kanë kaluar 21 vjet nga një prej ditëve më të përgjakshme të rrethimit të Sarajevës. Si pasojë e hedhjes së murtajës nga serbët në tregun Markale, humbën jetën 68 persona të pafajshëm.

Sarajevë - Përkujtohen viktimat e masakrës së bërë nga serbët

Viktimat u përkujtuan në 21-vjetorin e masakrës në Sarajevë në pazarin që përdoret edhe sot e kësaj dite. Pas himnit kombëtar u lexuan emrat e viktimave dhe u vendosën kurora me lule në përmendoren e ngritur në vendin ku goditi murtaja.

Gjatë gjithë periudhës së rrethimit të Sarajevës, serbët kanë bërë masakra të ndryshme dhe po ajo në tregun Markale ishte një nga më të përgjakshmet.

Dhimbja e atyre që përjetuan këtë tmerr është ende e freskët edhe pse kanë kaluar 21 vjet.

Serbët për vite me radhë masakrat janë munduar që tua hedhin ushtrisë së Bosnjës, por studimet e bëra tregojnë qartë se ato janë bërë nga serbët dhe nuk ka ekziston as dyshimi më i vogël në lidhje me këtë.

Ndërkaq, në masakrën e dytë të përjetuar në po të njëjtin vend u vranë 43 persona dhe u plagosën 75 të tjerë.

Pas sulmit të dytë, forcat e NATO-s goditën pozicionimet serbe dhe i detyruan që të bëjnë paqe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme