Shefi i diplomacisë austriake viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, po qëndron në Prishtinë, ku sot do pritet nga zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi.

Shefi i diplomacisë austriake viziton Kosovën

Krytari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Ballkani i vitit 1917”, të artistit austriak, Leopold Forstner (1878-1936), në Katedralen “Nëna Terezë”, në Prishtinë. “Ekspozitën e hapi Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Z. Sebastian Kurz, në prani të mysafirëve të shquar. Përmes kombinimit të dëshmisë historike, me fuqinë shprehëse të artit, ekspozita paraqet frymën e një kohe, kulturën e afërt materiale e shpirtërore të popujve të Ballkanit, në një moment kyç të historisë së tyre dhe të Evropës”, shprehet kryeparlamentari kosovar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme