Sarajeva përmbytet nga shirat e rrëmbyer

Shirat e rrëmbyer që përfshinë të dielën në mbrëmje kryeqytetin boshnjak të Sarajevës provokuan përmbytje të mëdha, sidomos në periferinë perëndimore të saj.

Sarajeva përmbytet nga shirat e rrëmbyer

Lumi Bosna doli nga shtrati duke përmbytur katet e para të dhjetëra shtëpive.

Në zonën ku bashkohen me lumin Bosnja edhe dy lumenj të vegjël, Zheljeznica dhe Miljaçka, problemi u rëndua edhe më shumë.

Shteti i vogël shumetnik ballkanik nuk e ka marrë veten ende nga përmbytjet e majit të vitit të kaluar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme