Kosovë – Kuvendi vendos sot për Trepçën

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme paradite ka vendosur që Trepçën ta kthejë në pronësi shtetërore duke marrë parasysh se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nuk ka bërë asnjë plan dhe program për riorganizimin e kësaj ndërmarrjeje publike.

Kosovë – Kuvendi vendos sot për Trepçën

Kundër Jabllanoviçit kanë filluar disa protesta në mbarë Kosovën, ndërsa një tensionim të marrëdhënieve kanë shkaktuar edhe deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, i cili ishte në Kosovë më 14 janar, kur në një rit fetar të inaugurimit të përmendores së mbretit Millutin në Graçanicë, ai e shfrytëzoi vizitën në Kosovë për deklarata politike dhe kthimin e retorikës, e cila ka shkaktuar shumë luftëra dhe fatkeqësi jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan.

Kundër deklaratës provokuese të Vuçiç se “Kosova është Serbi”, Qeveria e Kosovës ka reaguar me maturi, ndërsa kryeministri Mustafa me rastin e konferencës së tij për media të premten është përgjigjur “Sikur Kosova të ishte tokë e Serbisë, atëherë a do t’i duhej kryeministrit serb të kërkojë leje të vijë në Kosovë. Kush kërkon leje të vijë në tokën e vet?”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme