Gjakovë - Mblidhen 2.500 firma për padinë kundër Jablanoviçit

Të paktën 2 mijë e 500 firma janë mbledhur deri në orët e pasdites (16:00) të së shtunës, përmes të cilave do të ngrihet kallëzim penal ndaj Aleksandar Jablanoviç.

Gjakovë - Mblidhen 2.500 firma për padinë kundër Jablanoviçit

Siç njofton "KosovaPress", deri në fund të javës planifikohet të mblidhen 20 mijë nënshkrime.

Kallëzimi penal kundër Jablanovic ngrihet për fyerje, nxitje nacionaliste, keqpërdorim të detyrës zyrtare, etj.

Pas mbledhjes së nënshkrimeve, ato do të dërgohen tek kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, tek Avokati i Popullit dhe tek Kryeministri Isa Mustafa.

Nëse nuk ndërmerret diçka shpejtë pas dorëzimit të nënshkrimeve, Shkëndije Hoda nga Këshilli i Shoqërisë Civile thotë se do të shkojnë deri në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Në këtë nismë për padikundër ministrit të Listës Srpska janë të përfshirë shoqëria civile, studentë të kolegjeve private, "Kuqezinjtë e Jakovës", "Thirrjet e Nënave", përfaqësues të partive politike që vijnë nga kjo komunë, përfaqësues të veteranëve të luftës dhe të organizatave joqeveritare, që veprojnë në Gjakovë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme