Rama-Thaçi, forcim i bashkëpunimit në arsim-infrastrukturë-doganë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur të hënën në një takim zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një turne vizitash në Ballkan.

Rama-Thaçi, forcim i bashkëpunimit në arsim-infrastrukturë-doganë

Takimi u përqendrua në ecurinë e agjendës së përbashkët të projekteve mes dy vendeve dhe përgatitjen për takimin e dytë mes dy qeverive.

Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Thaçi theksuan angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në sektorë, për të cilët janë dakordësuar projekte të rëndësishme, si në arsim, infrastrukturë, dogana etj, si dhe shprehën vullnetin për hapësira të reja bashkëpunimi.

Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme