Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Papandreu krijon parti të re

Ish-kryeministri socialist, Jorgos Papandreu njoftoi sot qëllimin e tij për krijimin e një lëvizjeje të re progresiste tre javë nga zgjedhjet legjislative në Greqi duke shkaktuar pakënaqësi tek socialistët e PASOK-ut, ku është anëtar dhe deputet.

Papandreu krijon parti të re

“Vit i ti, nisje e re”, shkruan Jorgos Papandreu në faqen personale të internetit.

“Ka ardhur momenti (…) për të ndërtuar të gjithë së bashku një shtëpi politike që të strehojë principet tona progresiste”, shtoi ai.

Njoftimi zyrtar për partinë do të bëhet sot në orët e pasdites në një sallë të muzeut prestigjioz Benaki, në qendër të Athinës”, sipas Agjencisë greke të Lajmeve Ana.

Jorgos Papandreu shpjegoi se lëvizja e re do të punojë në parlament, pas zgjedhjeve të 25 janarit, për daljen përfundimtare të Greqisë nga kriza.

”Kongresi i parë i lëvizjes së re që do t’i përgjigjet principeve të demokracisë, socializmit dhe zhvillimit afatgjatë do të zhvillohet pas zgjedhjeve”, theksoi ai.

Pasok, aktualisht drejtuar nga Evangjelos Venizelos shprehu keqardhje për këtë veprim politik absurd të Papandreut që parashikon të ndajë Pasok-un, disa ditë para zgjedhjeve dhe të krijojë një parti personale për interesat e tij.

Djali i Andreas Papandreut, themeluesit të ”Lëvizjes Socialiste Panhelene” (PASOK) krijuar në vitin 1974 pas rrëzimit të diktaturës së kolonelëve, Lëvizjes së Përgjithshme Çlirimtare Greke (PAK) të themeluar më 1968, Jorgos Papandreu, 62 vjeç, e ndërtoi karrierën politike brenda kësaj partie si deputet dhe ministër para se të zgjidhej drejtues i partisë në vitin 2004 dhe pesë vjet më vonë kryeministër.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme