Kroaci – Sot mbahen zgjedhjet presidenciale

Kroacia voton sot për presidentin e ri të vendit nën sfondin e krizës ekonomike.

162880
Kroaci – Sot mbahen zgjedhjet presidenciale

Gjithsej 3 milionë e 779 mijë e 281 zgjedhës të regjistruar do të votojnë në 6 mijë e 350 qendra votimi që janë haur brenda vendit dhe në përfaqësinë diplomatike në 50 vende të ndryshme. Procesi i votimit do të vazhdojë deri në darkë.

Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale që mbahen në Kroaci që nga viti 1991 e këtej, vit kur ajo u bë shtet i pavarur duke u shkëputur nga ish-Jugosllavia. Kroatët do të zgjedhin presidentin e ri të vendit për 5 vitet e ardhshme.

Në garë janë kandidati i Partisë Social Demokrate (SDP), presidenti aktual Ivo Josipoviç; kandidatja e Unionit Demokratik Kroat (HDZ) Kolinda Grabar Kitaroviç, kandidati i Lidhjes së Kroatëve Milan Kuyunçiç dhe kandidati i organizimit politiko-aktivist me emrin “Muri i Gjallë”, Ivan Vilibor Sinçiç.

Në qoftë se një nga kandidatët nuk arrin të marrë mbi 50% të votave të vlefshme, atëherë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota do të përballen edhe një herë në balotazhin që do të jetë në 11 janar 2015.

Pritet që Komisioni Shtetëror Zgjedhor përfundimet e para jo-zyrtare të zgjedhjeve ti publikojë në orët e mbrëmjes.

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci do ti ndjekin rreth 22 000 vëzhgues.

Duke marrë parasysh se për zgjedhjet janë caktuar 6 350 vendvotime, del se në çdo vend mesatarisht do të ketë nga tre vëzhgues e gjysmë.

Pesë organizata joqeveritare do të kenë 794 vëzhgues, ndërsa të tjerët janë nga partitë politike, të cilët përkrahin kandidatët presidencialë – Ivo Josipoviç (SDP), Kolinda Grabar-Kitaroviç (HDZ), Milan Kujunxhiç (Lidhja e kroatëve) dhe Ivan Vilibor Sinçiç (Muri i gjallë).

“Vëzhguesit janë të mirëseardhur, besojmë se prania e tyre do t’i përgënjeshtrojë pohimet e pabaza për grabitje votash”, deklaroi Komisioni Shtetëror Zgjedhor kroat, i cili të dielën për herë të parë do të jetë edhe vetë objekt i vëzhgimit.

Në këto zgjedhje marrin pjesë rreth 3,8 milionë votues.

Sipas sondazheve një javë para zgjedhjeve presidenciale, që shihet si sfidë mes kandidates së qendrës së djathtë, ish-ministres së Jashtme, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit aktual Ivo Josipoviç.

Josipoviç mbetet favorit me 42 për qind të preferencave, por në balotazh përballja me Kitaroviçin e bën më të paqartë fituesin. Presidenti në ikje e ka shpresën në mbështetjen e partive të qendrës së majtë, ku në vend të parë gjenden socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Milanoviç.

Mes premtimeve kryesore të Josipoviçit, me të cilat ai kërkon edhe një mandat tjetër pesëvjeçar nga zgjedhësit kroatë, janë reformat kushtetuese dhe strukturore.

Sipas tij, defekti kryesor i Kroacisë për daljen nga kriza është moskryerja e plotë dhe e shpejtë e reformave. Sfidantja e tij, Kitaroviç, që ka mbështetjen e Unionit Demokrat Kroat (HDZ), ka deri tani rreth 30 për qind të preferencave.

Të paktën 3,8 milionë zgjedhësit kroatë kanë edhe dy alternativa të tjera për postin e presidentit që janë Milan Kujunxhiç, i së djathtës ekstreme dhe populist, si edhe aktivisti social Ivan Vilibor Sincçiç, 25 vjeç.

Përqindja e preferencave për ta shkon në 10.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme