Kosovë - Thaçi i dorëzon sot detyrën Mustafës

Sot zhvillohet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, tek Kryeministri i sapozgjedhur i qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Kosovë - Thaçi i dorëzon sot detyrën Mustafës

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me 73 vota pro, 38 vota kundër dhe 1 abstenim, mori besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të martën, për ta udhëhequr qeverinë me mandat katërvjeçar.

Në qeverinë e Isa Mustafës, Hashim Thaçi do të jetë zëvendës i kryeministrit Mustafa dhe njëherësh edhe ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Gjatë ditës, dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tek ministri i ri i Bujqësisë, Memli Krasniqi. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, do të bëjë dorëzimin e detyrës tek ministri i ri, Blerand Stavileci.

Po ashtu, do të mbahet edhe ceremonia e pranim – dorëzimit të pozitës së Ministrit të Financave nga ministri, Besim Beqaj, tek Ministri i ri Avdullah Hoti.

Edhe Ministria e Shëndetësisë do të mbajë ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës së ministrit Ferid Agani, tek ministri i ri, Imet Rrahmani. Pranim-dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tek Valon Murati.

Sot janë paralajmëruar këto pranim - dorëzime të detyrave ndërmjet ministrave të ministrive përkatëse, ndërsa më poshtë është lista e plotë të ministrave të qeverisë së Kosovës.

Kabineti i ri qeveritar:

Kryeministër: Isa Mustafa

Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm

Kujtim shala, zëvendësministër dhe ministër i Kulturës, Rinise dhe Sporteve

Branimir Stojanivç, zëvendëskryeministër

Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike

Lubomir Maric, ministër i Adminsitrimit te Pushtetit Lokal

Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

Valon Murati, ministër i Diasporës

Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë

Abdullah Hoti, ministër i Financave

Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian

Haki Demolli, ministër i FSK-së

Aleksandër Jabllanoviç, ministër për Komunitete dhe Kthim

Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Social

Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë

Lufti Zharku, ministër i Infrastrukturës

Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme

Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Edita Tahiri, ministre pa Portofol

Rasim Demiri, ministër pa Portofol


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme