Lulzim Basha në Kongresin e CDU-së me ftesë të Kancelares Merkel

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, do të marrë pjesë në punimet e Kongresit të CDU-së, që mbahet në datat 9-10 dhjetor në Këln të Gjermanisë.

Lulzim Basha në Kongresin e CDU-së me ftesë të Kancelares Merkel

PD-ja ka bërë të ditur sot nëpërmjet një njoftimi për mediat se kryetari i saj, Lulzim Basha, është nisur për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Kongresin e CDU-së.

CDU-ja është partia në pushtet në Gjermani në mandatin e saj të tretë, që ka arritur ta udhëheqë me sukses këtë vend në kohë të vështira për Evropën.

Partia Demokratike ka raporte mjaft të ngushta bashkëpunimi me CDU-në dhe shkëmbime e projekte të përbashkëta gjithnjë e në rritje. Gjatë qëndrimit atje, Basha pritet të ketë takime me personalitetet më të rëndësishme të forcës qeverisëse të Gjermanisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme