Barroso: BE-ja nuk i mbyll dyert pa anëtarësimin e Shqipërisë

Ish-Presidenti i KE-së, Jose Manues Barroso, deklaroi në një intervistë ekskluzive për ATSH-në dhe agjencinë "Presheva Jonë" se pa anëtarësimin e Shqipërisë BE nuk do të mbyllë dyert.

Barroso: BE-ja nuk i mbyll dyert pa anëtarësimin e Shqipërisë

“Shqipëria është në rrugë të mbare të integrimeve europiane. Une ju garantoj se Bashkimi Evropian nuk do te mbyllë dyert për Ballkanin pa anëtarësimin e Shqipërisë në BE një të aferme jo të largët”, ka thënë Jose Manuel Barroso.

I pyetur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të iniciuar nga Brukseli, Barroso ne vazhdim ka pohuar se “në rajon ka përfunduar një luftë e tmerrshme dhe se Kosova dhe Serbia tani e tutje duhet jo vetëm të mendojnë, por edhe të veprojnë për një të ardhme më të sigurt dhe me më perspektivë. Ky vullnet mes Prishtines dhe Beogradit është dëshmuar muajve të fundit edhe në Bruksel gjatë procesit të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, që garanton jo vetëm perspektivën e mirë fqinjësore mes këtyre dy vendeve, por edhe të mbarë rajonit në Ballkan…”

Barroso: BE nuk do të mbyllë dyert për Ballkanin pa anëtarësimin e Shqiperisë

“Ju kam bërë me dije si autortiteteve të Tiranës ashtu edhe atyre të Beogradit se integrimi i vendeve të Ballkanit do të jetë një objektiv i rëndësishëm për BE-në. Lidhur me bashkepumimin e Serbisë me BE-në dhe dialogun me Kosovën do të jetë temë gjatë vizitës sime që do t ia bëj Beogradit pas dy javësh”, ka shtuar në vazhdim ish-presidenti i Komisionit Evropian.

Barroso në kontekstin e pranimit në BE të Katalonjës ka theksuar se “shtetet e reja, të tilla si Kosova, duhet të kenë mbështetjen nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, para se të bëhen anëtare të Unionit”.

Barroso gjatë kësaj interviste po ashtu ka mirëpitur lajmin për zhbllokimin e krizës insitucionale ne Kosovë. Ai jep një mesazh drejtuar qeverisë së re kosovare duke kërkuar nga udhëheqësit e saj që të përmirësojnë imazhin e Kosovës, të humbur viteve të fundit.

“Nga qeveria e re e Kosovës dhe institucionet e saj, nëse pretendojnë për integrime evropaine, do të kërkoja që prioritet të kenë kthimin e imazhit të Kosovës, të humbur viteve të fundit. Kjo mund të arrihet vetëm nëse qeveria re e Prishtinës do ta luftojë me këmbëngulje korrupsionin dhe krimin e organizuar, bazë kjo fundamentale që Kosovës t’i sigurojë jo vetëm stabilitet dhe fuksinonimin e një shteti juridik, por edhe një perspektivë më të mirë drejt BE-së”, ka thënë drejtuesi për dy mandate i qeverisë së Unionit Evropian për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” dhe ATSH-në.

Ndërkaq, në lidhje me zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, Barroso ka thënë: “Nuk do të mbyllen dyert. Përkundrazi, BE-ja është e interesuar të zgjerohet me vende të reja anëtare, të cilat jane duke punuar në realizimin e kushteve të parashrtuara nga Brukseli dhe komuniteti ndërkombëtar. Në këtë proces është edhe Shqipëria, e cila ështe në rrugë të mbare të integrimeve evropiane. Unë ju garantoj se BE-ja nuk do të mbyllë dyert për Ballkanin pa anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në një të afërme jo të largët."


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme