Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Presheva i uron Ramës mirëseardhjen

Presheva është zgjuar me postera dhe pankarta, ku shkruhet “Mirë se na vjen Kryeministër në Kosovën Lindore”, duke i uruar mirëseardhjen Kryeministrit Edi Rama.

Presheva i uron Ramës mirëseardhjen

Tashmë vizita e Kryeministrit shqiptar në Serbi është konfirmuar nga të dy palët, citon “Presheva Jonë”. “Ndërkohë, nuk do të mungojë vizita e Ramës në Preshevë dhe në qytetin e shqiptarëve tashmë janë në përfundim e sipër përgatitjet për pritjen e Kryeministrit të tyre!

Presheva sot është zgjuar me atmosferen, frymën e vizitës së Edi Ramës, ku fotografia e tij ka pushtuar qytetin duke filluar nga gjimnazi “Skenderebeu” e deri në qendër, komuna e Preshvës ne sheshin e dëshmoreve të UCPMB-së.

“ I dëshirojmë mirëseradhje Kryeministrit tonë, Edi Rama, në Kosovën Lindore”, ka pohuar per agjencine Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal te Bujanocit, njëherazi kryetar i ardhshëm i KKSH-së”, citon “Presheva Jonë”.

Kryeministri Rama ka planifikuar që të shkojë në Preshevë gjatë vizitës se tij dyditore në Serbi. Rama parashikon që të martën të jetë në kryeqendrën e shqiptarëve në Serbi, si dhe ne Bujanovc. Në orën 11:00 Kryeministri do të pritet nga homologu Vuçiç në Pallatin Serbia, me të cilin do të bisedojë kokë më kokë, takim që do të pasohet nga ai i dy delegacioneve, ben te ditur agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme