Kosovë - Jahjaga kërkon ndihmën e mëtejshme të BERZH-it

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkoi sot ndihmën e mëtejshme të BERZH-it, gjatë një takimi në Prishtinë me një delegacion të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kosovë - Jahjaga kërkon ndihmën e mëtejshme të BERZH-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas zyrës së saj, Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e Kosovës me BERZH-in dhe kontributin e këtij institucioni në ofrimin e mbështetjes, këshillimit dhe financimit të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe posaçërisht të zhvillimit të sektorit privat.

Jahjaga dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it diskutuan për arritjet, por edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore të Kosovës. Presidentja Jahjaga vlerësoi se duhet një riorientim i rritjes ekonomike drejt burimeve të qëndrueshme, si zhvillimi i kapitalit njerëzor, zhvillimi i sektorit privat dhe resurseve natyrore.

Kryetarja kosovare e shtetit kërkoi nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve ndihmën e mëtejshme të BERZH-it në procesin e privatizimit, ndihmën në zhvillimin e sektorit privat, duke përmirësuar qasjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në financa, dhe krijim të kapaciteteve të reja dhe mbështetje të investimeve private në sektorin energjetik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme