Shtypi i Kosovës 20.10.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme, e hënë, 20 tetor 2014:

Shtypi i Kosovës 20.10.2014

Gazeta “Zëri

TAKIMET NUK E THYEN BLLOKUN

Takimet e liderëve të të dyja taborëve, Thaçit dhe Mustafës e Haradinajt, jo domosdoshmërisht tregojnë se ata do të tërhiqen nga qëndrimet e tyre. Derisa PDK shpreson në marrëveshje, në Bllok thonë se në dy takimet e përbashkëta, treguan vetëm mirësjellje, asgjë më shumë

Tituj të tjerë:

Shtyhet vizita e Ramës në Beograd

Murphy “zbut” liderët

Qeveria teknike, jashtë axhendës

Policët flisnin shqip

Gazeta “Tribuna

MARRËVESHJA E BLLOKUT, PARA RISHQYRTIMIT

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pritet të përballet me sfida të reja politike, si përbrenda partisë, ashtu edhe në kuadër të koalicionit që ka lidhur me liderët e AAK-së, partisë Nisma dhe Vetëvendosjes. LDK shumë shpejt besohet se do të kërkojë një strategji dalëse nga opsionet e deritashme, të cilat nuk po japin rezultate rreth formimit të institucioneve të reja.

Tituj të tjerë:

Kushtetuesja s’merret me veten – Gjykata Kushtetuese nuk pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, për çështjen e vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë nga ana e presidentes, Atifete Jahjaga.

Jahjaga, analizon shkuarjen në Beograd

Qeveria teknike do të sillte pasoja

Gazeta “Koha Ditore

MURPHY: POLITIKANËT T’I LËNË ANASH MOTIVET PERSONALE

Të gjitha problemet mund të zgjidhen nëse njerëzit i lënë anash axhendat e tyre politike dhe angazhohen për të mirën e vendit, ka thënë senatori amerikan Christopher Murphy. Ai është shprehur se sa më gjatë që vazhdon kjo periudhë e pasigurisë, aq më vështirë do të jetë për miqtë e Kosovës që të jenë miq të vërtetë.

Tituj të tjerë:

Blloku nuk lëviz nga marrëveshja fillestare

Shtyhet më 10 nëntor vizita e Edi Ramës në Serbi

Mosha e pensionit vlen edhe për kryesindikalistët

Letra e dekanit Ahmeti për profesorët kapadainj të UP-së

Gazeta “Lajm

MOS E LEJONI KRIZËN

Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndërhyjë për të zgjedhur situatën për shumë arsye

Tituj të tjerë:

Presidentja (mos) t’i drejtohet Gjykatës – Njohësit e proceseve politike – juridike janë të ndarë sa i përket çështjes se a duhet që Presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar sqarimin e pikën 127.

SHBA dha sinjale të qarta për politikanët

Gazeta “Epoka e Re”

THAÇI, MUSTAFA E HARADINAJ TË LËSHOJNË PE

Politikani Naim Maloku ka thënë të dielën se në këtë fazë do të mund të funksiononte edhe një formulë qeverisëse PDK-LDK-AAK.

Tituj të tjerë:

Demaçi, Ramës: Duhet të shkosh në Beograd më 10 nëntor

Pakicat i drejtohen presidents – Deputetët e komuniteteve sot (e hënë) nëpërmjet një shkrese do të kërkojnë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim shtesë lidhur me pikën 127 të vendimit të Kushtetueses.

Gazeta “Kosova Sot

POROSITË E SEANTORIT

Tituj të tjerë:

Hetim pasurisë së 60 zyrtarëve

Ngërçi zvarrit njohjet

Gazeta “Bota Sot

KOALICIONI, MBETEMI TË PATHYESHËM! S’KA SKENAR TJETËR! – Nuk ka presion ndërkombëtarë pro PDK-së


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme