Greqi - Prokuroria kërkon gjykimin e deputetëve të Agimit të Artë

Prokuroria e Greqisë, nëpërmjet përfaqësuesit të saj Isidoros Dojakos, ka kërkuar nxjerrjen para gjyqit të 70 personave, mes të cilëve edhe shefin e partisë dhe gjithë deputetët e "Agimit të Artë".

161627
Greqi - Prokuroria kërkon gjykimin e deputetëve të Agimit të Artë

Në pretencën prej 700 faqesh, prokurori kërkon që të dalë para trupit gjykues gjithë grupi parlamentar i ”Agimit të Artë” për të gjitha aktet, që argumentojnë akuzën për veprimtari kriminale. Shefi i partisë, Nikos Mihaloliakos dhe të gjithë deputetët akuzohen për krijim dhe drejtim organizate kriminale.

Gjithashtu, për Mihaloliakos dhe pesë deputetë të tjerë prokurori kërkon që të gjykohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Për argumentimin e vendimit të tij, prokurori u është referuar të gjitha akteve kriminale të ”Agimit të Artë”, si vrasja e muzikantit antifashist, Pavlos Fisas, vrasja e një emigranti pakistanez, sulmi ndaj aktivistëve të Partisë Komuniste dhe deri në sulmin ndaj një grupi emigrantësh pakistanezë në Ishullin e Kretës.

Prokurori nënvizon në pretencën e vet se “nuk është e ligjshme një parti, që synon arritjen e objektivave me përdorimin e dhunës apo armëve”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme