Dyfishohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Evropë

Dyfishohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian në 6-mujorin e parë të 2014, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dyfishohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Evropë

Dyfishohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian në 6-mujorin e parë të 2014, në raport më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas shifrave të publikuara nga EuroStat, janë 8305 shtetas shqiptarë që gjatë intervalit janar-qershor të këtij viti që kanë aplikuar për një formë apo një tjetër qëndrimi në një nga 28 shtetet e Unionit.

Ndërsa në 6-mujorin e parë të 2013, po sipas EuroStat, shifra e azilkërkuesve ishte me pak se gjysma, 4795 shtetas shqiptarë.

Në këtë mënyrë, është përkeqësuar edhe pozita e Shqipërisë në krahasim edhe me shtetet e tjera të rajonit, ku për 6-mujorin e parë të 2014 Shqipëria ka kaluar edhe Maqedoninë e Kosovën për këtë tregues – të cilat për BE përbënin shqetësimin kryesor në këtë drejtim nga Ballkani.

Ndërsa, rezulton se Serbia vijon të kryesojë listën e azilkërkuesve nga Ballkani. Madje, shqiptarët vetëm për periudhën prill-qershor 2014 – ose 3-mujorin i dytë i vitit në vijim, renditen në vendin e 4-tët, pas sirianëve, afganëve dhe pakistanezëve si përfituesit më të mëdhenj të të drejtës për azil.

Kjo rritje e numrit të shtetasve shqiptarë azilkërkues në vendet e BE vjen dhe nga mungesa totale e informimit e sensibilizimit që duhet të kryejë periodikisht Ministria e Punëve të Brendshme për këtë çështje.

Pikërisht këtyre shifrave negative u druheshin edhe zyrtarë të Brukselit por dhe ministra të Brendshëm të vendeve të Unionit u kanë kërkuar disa herë autoriteteve shqiptare që të vijojnë me fushatën sensibilizuese për qytetarët, në mënyrë që rritja e numrit të azilkërkuesve të mos ndikojë në bllokimin edhe të vetë procesit të lëvizjes së lirë pa viza në zonën Shengen.

Madje, Brukseli nëpërmjet komisioneres Sesilia Malstrom pasi përgëzonte qeverinë e shkuar për fushatat efektive dhe të plota njohëse për përfitimet e lëvizjes së lirë dhe detyrimet që duheshin përmbushur me këtë rast, bëri thirrje për vazhdimin e procesit sensibilizues.

Por, fakt është, që drejtuesit e rinj të ministrisë së Punëve të Brendshme shqiptare, përveç anatemimit që i bënë këtyre fushatave – të cilat rezultuan të frytshme, nuk ndërmorën asnjë iniciativë për të sensibilizuar qytetarët shqiptarë, se kërkesa për azil në vendet e BE, nuk ishte asgjë tjetër veçse dëm ndaj lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Dhe rezultati është ky, Shqipëria lë pas gati të gjithë rajonin e Ballkanit për numrin e azilkërkueseve.

Nga ana tjetër INSTAT ka prezantuar sot studimin për migracionin e ri-integrimin. Sipas INSTAT gjatë viteve 2009-2013 u kthyen në Shqipëri 133,544 emigrantë.
Emigrantët janë kthyer kryesisht nga Greqia e Italia. Kështu 70.8% mësohet të jenë kthyer nga Greqia dhe 23.7% nga Italia.

Mësohet gjithashtu se mosha mesatare e emigrantëve të kthyer është 38.6 vjeç.
INSTAT sqaron se ritmi i kthimit të emigrantëve u shtua pas nisjes së krizës në 2011.

A.Halluni / Shkodër


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme