Shtypi i Kosovës 01.10.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 01.10.2014

Gazeta “Tribuna”

MË MIRË ZGJEDHJE SE KRYEMINISTËR KONSENSUAL!
Tejkalimi i ngërçit institucional mund të bëhet duke shkuar në zgjedhje të reja. Zgjidhje e mirë nuk është krijimi i një qeverie teknike me një kryeministër konsensual, vlerësojnë analistët politikë.

Tituj të tjerë:

Presidentja mund të propozojë, jo të imponojë! – Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me t’u kthyer nga Amerika, është vënë në lëvizje për ta gjetur një model për dalje nga kriza politike, në të cilën është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare më 8 qershor. Për dy ditë rresht ajo ka takuar liderë të partive politike pjesëmarrëse në Kuvend, nga të cilët ka dëgjuar propozimet e tyre për dalje nga kriza.
Srpska përcaktuese e koalicionit të ardhshëm – Tejkalimi eventual i nyjës së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nuk do të zgjidhte përfundimisht edhe krizën politike në vend. Sfida tjetër me të cilën do të duhej të ballafaqohet kryeministri dhe koalicioni i ardhshëm qeverisës është përfshirja e Listës Serbe në qeverinë e re.
Politika ndal ndërtimet tek “Kroi i Vitakut” – Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim se si të veprohet në rastin e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës.

Gazeta “Koha Ditore”

SANKSIONE PËR 46 ENTITETE JURIDIKE DHE AUTORITETE RUSE

Tituj të tjerë:

Opozita insiston për debat, Brovina kundër
KE-ja kritikon rritjen e pagave dhe investimet në rrugë
Kryetari i Gjykatës së Apelit përjashton trupin gjykues të EULEX-it
Universiteti “Ukshin Hoti” e nis vitin e ri akademik pa rektor

Gazeta “Bota Sot”

KOALICIONI, E VETMJA QEVERI QË NUK E DUAM, AJO ME PDK-në!
Blloku e ka planin për të enjten, por se shpalon!

Tituj të tjerë:

Thaçi për “The Guardian”: Kemi refuzuar ndihmën xhihadistëve në luftën e Kosovës
Hoxha: Prokurorët vendorë të merren me raste të rënda, ose shkarkohen

Gazeta “Epoka e Re”

LËVIZJA STUDENTORE MOBILIZOI POPULLIN
Lëvizja Studentore e ‘97-s e drejtuar nga Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit shtypës të Serbisë. Edhe pse sot janë bërë 17 vjet, Lëvizja Studentore e ’97-s vazhdon të vlerësohet si pikënisje e kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, kthesë e cila mori emrin dhe vulën e UÇK-së.

Tituj të tjerë:

S’ka marrëveshje, vazhdon repriza në Kuvend
Kosova ka avancuar drejt BE-së
Përjashtohet kolegji gjyqësor në rastin “Kleçka” – Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka pranuar kërkesën për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastit “Kleçka”, paraqitur nga ana e disa avokatëve të këtij rasti, në seancën e shqyrtimit të 17 dhe 18 shtatorit të këtij viti.

Gazeta “Lajm”

A PO LËKUNDET LAN-i

Tituj të tjerë:

Nuk ka kryeministër konsensual – Analistët kanë deklaruar se zgjidhje të ngërçit politik nuk mund të ketë përmes një kryeministri konsensual.
A do të jetë nesër e treta e vërteta – Njohësit e rrethanave politike kanë theksuar se nëse vazhdimi i seancës do të jetë reprizë e seancës së kaluar, është më mirë të mos mbahet fare.

Gazeta “Zëri”

HARADINAJ: FLORA, MOS IK NGA SEANCA
Seanca konstituive e 2 tetorit nuk pritet të sjellë risi sa i përket tejkalimit të ngërçit politik në vend. Derisa PDK-ja shpreson në “kthjellje” e deputetëve të Bllokut VLAN, këta të fundit presin që pas dështimit të PDK-së t’u jepet mundësia atyre që të votojnë tashmë për kandidatin e tyre, Isa Mustafa. Megjithatë, përfaqësues të VLAN-it kanë lënë të kuptohet se në seancën e 2 tetorit ata kanë planin “B”.

Gazeta “Kosova Sot”

KËSHILLI PROKURORIAL NDJEK UDHËZIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE
Editoriali – Ekonomia në rënie


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme