Shtypi i Kosovës 26.09.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 26.09.2014

Gazeta “Koha Ditore”

CAROLAN RIKTHEHET PËR TA ZGJIDHUR NGËRÇIN POLITIK
Kontrata e gjyqtarit Robert Carolan do të jetë afatshkurtër – Gjyqtari amerikan do të shërbejë përkohësisht në Gjykatën Kushtetuese, derisa të trajtohet një lëndë që pritet ta adresojë presidentja Atifete Jahjaga, me qëllimin për ta zgjidhur bllokadën e konstituimit të institucioneve.
Vatikani ka pranuar vendosjen e marrëdhënieve paradiplomatike me Kosovën
Haradinaj: Zvarritjes në krijimin e institucioneve do t’i vijë fundi
Bllokohet mielli i Kosovës, nuk i përmbush standardet e BE-së

Gazeta “Zëri”

BLLOKU NUK E PRISH MARRËVESHJEN
Idetë e disa anëtarëve të LDK-së për ndryshim të marrëveshjes trepalëshe (LDK, AAK, Nisma) janë hedhur poshtë nga lideri partisë, Isa Mustafa, i cili ka përjashtuar çdo mundësi të ridizajnimit të marrëveshjes. Ai i beson Ramushit kryeministër
Blloku s’guxon të ecë me pikën 127 – Blloku tripartiakë, LDK, AAK, Nisma dhe “Vetëvendosje” si partner koalicioni, nuk “guxon” ta zgjedhë sërish kryetarin e Kuvendit nga radhët e veta, duke u arsyetuar në pikën 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi PDK-ja mund ta dërgojë sërish në Kushtetuese rastin për interpretim e më pas Gjykata ta ndëshkonte VLAN-in.

Gazeta “Tribuna”

BLLOKU PO NGUTET
Paralajmërimet e koalicionit paszgjedhor, të cilat vijnë sidomos nga taborri i AAK-së, për bojkotimin e zgjedhjeve të parakohshme si një nga opsionet për dalje nga kriza politike, për analistët politikë shihen si të ngutshme. Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme edhe ashtu shihet si mision i pamundur nëse nuk miratohet vendimi edhe nga koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje.
LVAN alarmon: S’presim pa kufi – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në takimin me minoritetet, ka deklaruar se blloku vazhdon të mbetet i njëjtë në synime dhe se nuk ka ndryshuar asgjë në marrëveshjen e 10 qershorit.
Mustafa, në ditët e vështira

Gazeta “Bota Sot”

A DUHET QË LDK-ja TA KETË KRYEMINISTRIN, PËR TA TEJKALUAR NGËRÇIN!?
A po i rriten shpresat PDK-së për të mbetur në pushtet!
Isa Mustafa: Nuk e ndryshojmë marrëveshjen për Kryeministrin -Haradinaj: Kjo situatë nuk do të lejojmë të shkoj në pa kufi
Zgjidhjen e ngërçit a do ta bëjë Presidentja?! – Jahjaga a do ta sjell zgjidhjen nga Amerika?

Gazeta “Kosova Sot”

SHEFI I EULEX-it U DËRGON MESAZH PROKURORËVE KOSOVARË – HETONI OSE DORËHIQUNI
Borchardt: Mos hezitoni para rasteve të ndieshme!

Tituj të tjerë:

Editoriali – Guxim për të hetuar
Nis rebelimi në LDK

Gazeta “Epoka e Re”

MJAFT MË ME AMBICIE, TA GJEJMË ZGJIDHJEN
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, u ka bërë thirrje liderëve të dy blloqeve politike, të ulen bashkërisht dhe brenda javës ta gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik.
Thaçi: Po ndërtohet rruga që ka qenë ëndërr historike – Rruga Deçan-Plavë
S’ka rrezik për çarje të bllokut

Gazeta “Lajm”

KUJDES NGA MENDIMI RACIONAL – Blloku ka filluar të çahet
PDK e LDK të gatshëm për zgjedhje
Ridizajnimi për hirë të Kosovës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme