Presidentja Jahjaga pjesëmarrëse në pritjen e Presidentit Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen e organizuar për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidentja Jahjaga pjesëmarrëse në pritjen e Presidentit Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun i Presidencës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në sesionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Nju-Jork, ka zhvilluar takime me homologë të vendeve të ndryshme duke shfaqur të arriturat e Kosovës dhe kërkuar mbështetje të vendeve përkatëse, si dhe njohje të Republikës së Kosovës nga disa vende që ende nuk e kanë bërë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme