TIKA mbështetet agjencinë MIA të lajmeve

Në një ceremoni të organizuar në qendrën e MIA-s u bë dorëzimi i 34 kompjuterëve që do t’i shërbejnë agjencisë shtetërore të lajmeve të Maqedonisë në punën e saj.

TIKA mbështetet agjencinë MIA të lajmeve

Në një ceremoni të organizuar në qendrën e MIA-s, në prani të drejtorit të MIA-s z. Lupço Jakomoski, përfaqësuesit të ambasadës së Turqisë në Maqedoni, z. Sinan Ertaj dhe koordinatorit të zyrës së TIKA-s në Shkup, z. Teoman Tirjaki u bë dorëzimi i 34 kompjuterëve që do t’i shërbejnë MIA-s në punën e saj.

Përfaqësuesi i ambasadës së Turqisë në Maqedoni, z. Sinan Ertaj në fjalën e tij u ndal në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Ai rikujtoi se sot në Republikën e Turqisë do të zhvillohet takimi mes kryeministrave të dy vendeve, duke theksuar se është ky do të jetë takimi i parë që Kryeministri Ahmet Davutollu ka me një homolog të tij prej se ka marrë postin e Kryeministrit.

Me këtë, theksoi ai, shihet qartë rëndësia e posaçme që Turqia i kushton Maqedonisë. Z. Ertaj uroi që me pajisjet e reja do ta ndihmojnë MIA-n që të vazhdojë t’i kryejë shërbimet e saja edhe në të ardhmen. Koordinatori i zyrës së TIKA-s në Shkup, z. Teoman Tirjaki potencoi se është i vetëdijshëm për rolin që kanë agjencitë e lajmeve dhe për këtë arsye ka vendosur të përkrahë MIA-n. Ai deklaroi se shpreson që pajisjet teknike të ndihmojnë MIA-n në përmirësimin dhe përforcimin e rrjetit të saj, dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë.

Drejtori i MIA-s, z. Lupço Jakomoski deklaroi se është i lumtur që ka nënshkruar marrëveshjen dhe se shpreson se këto kompjuterë do të ndihmojnë më zgjedhjen e një pjese të problemeve teknike. Ai falënderoi TIKA-n për përkrahjen duke potencuar edhe një herë marrëdhëniet miqësore. Pas fjalimeve, koordinatori i zyrës së TIKA-s në Shkup, z. Teoman Tirjaki pranoi një dhuratë nga drejtori i MIA-s, z. Lupço Jakomoski. E themeluar në vitin 1992 me vendim të Kuvendit të Maqedonisë, agjencia informative e Maqedonisë MIA numëron rreth 80 gazetarë të punësuar, duke publikuar mesatarisht 300 deri 350 lajme në ditë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme