Kosovë - Dështon përsëri zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit

Arsim Bajrami, kandidati i PDK-së për Kryetar të Kuvendit të Kosovës nuk është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi nuk arriti të fitojë shumicën e votave të deputetëve.

Kosovë - Dështon përsëri zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit


Arsim Bajrami, kandidati i PDK-së, nuk është zgjidhur për Kryetar të Kuvendit të Kosovës, pasi nuk arriti të sigurojë shumicën e votave të deputetëve.

Për Bajramin kishin votuar 44 deputetë, 61 ishin kundër ndërsa 11 deputet abstenuan.

Në seancën konstituive ishin prezentë 116 deputet, kurse votimi ishte publik, me ngritje të dorës.

Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, pas dështimit të zgjidhjes së Arsim Bajramit për kryeparlamentar, e ka mbyllur mbledhjen e Kuvendit duke thënë se deputetët do të njoftohen me shkrim për vazhdimin e seancës, javën e ardhshme.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës filloi pak minuta pas orës 10:00. Atë e hapi deputetja më e moshuar e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina. Me këtë rast, ajo deklaroi se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kuvendi sërish zgjedh kryetarin e Kuvendit pasi që, zgjedhja paraprake e 17 shtatorit ishte cilësuar si jo-kushtetuese.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme